Kryetarin s’ka kush e uron Në Vetëvendosje heshtin për zgjedhjen e Dimal Bashës

Askush nga kryesia e Vetëvendosjes nuk ka ndarë pak kohë ta urojë publikisht Dimal Bashën

Kryetarin s’ka kush e uron Në Vetëvendosje heshtin për zgjedhjen e Dimal Bashës

Dimal Basha pasi u zgjodh Kryetar i Kuvendit

Dimal Basha përjetoi dje ngjitjen më të madhe në karrierën e tij politike.

Pas një bllokade disa mujore, ai u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro.

Për uljen e tij në karrigen e të parit të Kuvendit ndihmuan PDK dhe AAK me votat e tyre.

Megjithatë, zgjedhja e tij nuk u shoqërua me ndonjë ceremoni festive nga partia prej së cilës vjen.

Asnjë nga zyrtarët e lartë të saj, madje as lideri, nuk kanë shprehur publikisht urime për të.

Postimi i fundit i Albin Kurtit ka të bëjë me urën e re në Mitrovicë. Ai u pa i ftohtë gjatë ashtu edhe pas zgjedhjes së Bashës.

As kur Basha u drejtua për në karrigën e tij, e as pas fjalimit, Kurti nuk u ngrit t’ia zgjat dorën për urim, shkruan Vox Kosova.

Edhe kryetari i deritanishëm, Glauk Konjufca, nuk ka bërë ndonjë urim publik për pasardhësin e tij.

Albulena Haxhiu, një ndër pretendentet kryesore për këtë pozitë, nuk ka publikuar asnjë mesazh urimi.

Në vend të kësaj, ajo është fokusuar te ngërçi i ri në Kuvend, që ka të bëjë me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Haxhiu është votuar si e dyta pas Bashës, së bashku me Vlora Çitakun nga PDK dhe Kujtim Shalën nga LDK.

As Donika Gërvalla, partnere e koalicionit dhe njëherësh ish-kandidate për kryetare të Kuvendit, nuk ka shprehur publikisht urim për Bashën.

I vetmi që ka reaguar është Hekuran Murati, i cili ka shpërndarë fjalimin e Bashës me mbishkrimin: “Urime detyrën e re, Dimal Basha!”

Bashës nuk i kanë munguar përgëzimet nga Shqipëria.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë ndër figurat e vetme politike që kanë uruar zgjedhjen e tij në krye të institucionit legjislativ të Kosovës./VOX

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin