KRYESIA KRYE N’VETI Basha mban sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të pakonstituar

Basha, në mënyrë të çuditshme, konstatoi të shtunën konstituimin e Kuvendit, edhe pse dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

KRYESIA KRYE N’VETI Basha mban sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të pakonstituar

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, do të mbajë sot një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, ndonëse ky organ ende nuk është konstituar plotësisht.

Në këtë mbledhje me gjasë do të marrin pjesë vetëm dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu dhe Emilja Rexhepi.

Basha, në mënyrë të çuditshme, konstatoi të shtunën konstituimin e Kuvendit, edhe pse dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në mbledhjen e thirrur për sot në orën 13:00, nuk do të marrin pjesë as PDK dhe as LDK, të cilat kanë përfaqësuesit e tyre si nënkryetarë, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

“Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për mbledhje të Kryesisë që nuk është konstituar, dhe nuk merr pjesë në takime të tilla që i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në anën tjetër, LDK e ka quajtur “çmenduri” një mbledhje të tillë.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Basha ka konstatuar gabimisht konstituimin e seancës, pasi që Kushtetuta e përcakton qartë se Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pas zgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndërkohë, Lista Serbe – e cila ka 9 deputetë dhe pretendon se i takon asaj propozimi i nënkryetarit nga komuniteti serb – ka nisur një procedurë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë çështje. VV insistoi zgjedhjen e Nenad Rashiç, por edhe ai dështoi tre herë.

LAJME

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KOSOVA PAUSE Draft-raporti i Terras: 2025-ta vit i humbur për Kosovën

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

FAKT YOU

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin