Në sallën e Gjykatës së Prishtinës, si i pandehur, këtë të premte të 10 prillit, ka hyrë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili po gjykohet për hedhje të gazit lotësjellës në Sallën e Kuvendit të Republikës marsin e vitit 2018.
Shefi i sigurisë së vendit mohoi përgjegjësi penale, duke argumentuar para gjykatës se veprimi i tij dhe i shokëve të tij ka qenë akt “tërësisht politik”.
“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e tokës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Në mars të vitit 2018, deputetë të opozitës patën hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për siç argumentonin ata ndalimin e votimit të demarkimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi.









