Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, përgjatë viteve ka bërë disa deklarata skandaloze.

Ai e kishte krahasuar zotin me gjygym të çajit. Në një moment tjetër kishte eskaluar totalisht duke shkruar në Facebook “ku jeni o p…”, pasi që Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por, nuk përfundojnë me kaq. Ai i kishte përdor shumë shpesh fjalën “langarec” ndaj gazetarëve dhe kritikuesve të pushtetit.

Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte quajtur “kumbar” të kryekriminelit Milan Radojiçiç.

Kishte thënë “një livadh ku mundemi me i lëshu nënat me luajt”, në një emision televiziv.

Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën e së martës. Pro Bashës kanë votuar 73 deputetë, kundër 30 dhe 3 abstenuan.