Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës pothuajse një orë pasi është thirrur Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku si pikë të parë të rendit të ditës ka plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti, në hyrje të Kuvendit, u pyet nëse pret që projektligji të votohet sot, por nuk dha përgjigjie.
E ndonëse ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ai dhe partia e tij ende nuk janë futur në sallë.
Në sallën e Kuvendit aktualisht janë vetëm deputetët e PDK-së dhe AAK-së.









