“Besoni që kapak edhe unë jam kureshtar por si ju”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur është pyetur për emrin e kandidatit për President, i cili duhet të zgjidhet më sa largu deri nesër (5 mars).
Këto komente, Kurti i bëri në një prononcim për gazetarët duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku po shkonte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është çështje orësh kur do t’i mësojmë që të gjitha, që të gjithë bashkë”, tha Kurti shkurt.
I pyetur nëse Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, do të jetë kandidati i tyre për President, ashtu siç u raportua, ai nuk është përgjigjur.








