Lexojeni këtë deklarim të Kryeministrit Albin Kurti.
“Dhomat e Specializuara theksuan qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, tha Kurti në një konferencë për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Tash gjyqtarin Charles Smith, kur lexon aktgjykimin.
“UÇK-ja ishte njëkohësisht një strukturë politike dhe ushtarake. Objektivat e UÇK-së përfshinin pavarësinë e Kosovës. Si strategji për arritjen e këtij qëllimi, UÇK-ja zgjodhi të përdorte forcën ushtarake dhe dhunën kundër atyre që e kundërshtonin”, tha Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.
Pra, sa më qartë duhet të thuhet se po kriminalizohet, po gjykohet dhe po dënohet UÇK-ja?
A e ka lexuar Kurti aktgjykimin apo, qëllimisht, po e manipulon dhe po e relativizon atë?
Ja edhe një dëshmi tjetër se si kriminalizohet e gjithë UÇK-ja.
“Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe të tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, përfshirë anëtarët e pretenduar të ndërmarrjes së përbashkët kriminale (JCE), ndiqnin dy objektiva: sigurimin e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë që ata shpresonin se do të ishte një Kosovë e pavarur”, tha Charles Smith.
Sikur ta kishte shkruar prokuroria.
“Në të vërtetë, në vend që të jetë një tregues kundërshtues, logjika dikton se pavarësia do të kishte qenë një parakusht që ata të arrinin plotësisht një kontroll të tillë”, Claire Lawson, prokurore.
Nuk mbaron me kaq.
Aktgjykimi thotë se UÇK-ja kishte një plan të përgjithshëm për krime, i cili shtrihej në të gjithë Kosovën.
“Ky plan u zbatua në mënyrë sistematike dhe të pamëshirshme, në të gjithë territorin e kontrolluar nga UÇK-ja dhe gjatë gjithë konfliktit”, Charles Smith.
Dënimi i UÇK-së ishte një plan që nga fillimi.
Prokuroria që përgatiti këtë aktakuzë që u kthye në aktgjykim, fliste për krime të UÇK-së dhe jo të individëve.
“Të thoshin atë që dinin për krimet e UÇK-së”, Jack Smith, Kryeprokuror.
“Krimet që po kryheshin nga UÇK-ja”, Matt Halling, prokuror.
“Krimet e UÇK-së”, Silvia D’Ascoli, prokurore.
Këtu një gjë është e qartë.
Prokuroria dhe gjyqtarët zbatuan planin për dënimin dhe kriminalizimin e UÇK-së në Hagë.
Tash, në Prishtinë, Kurti po e implementon politikisht këtë plan.








