“Punën e tjetrit e respektojmë mundin e tjetrit e vlerësojmë, por kur s’di, kur s’bën, kur s’mundesh, ne themi hap krah”.

Kështu ka thënë Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë.

“Hap krah se kur ke 20 miliardë euro edhe se ke asnjë projekt si kujtim kur pas 6 viteve pushtet me 50 për qind fuqi gjen ende ankesë e vajtim”.

Kur i premton, theksoi ai, të njëjtat gjëra që i ke premtuar që në fillim “Byro, Sigurime Shëndetësore, Bankë Zhvillimore, banesa për qifte të reja, Fond Sovran e kumedit çka tjetër i themi hap krah, lësho anë, Kosova s’ka kohë më për eksperimente”.

Kosova, siç thotë ai, “nuk është e lodhur nga demokracia”. “Kosova është e lodhur nga mashtrimi, nuk është e lodhur nga shteti. Kosova është e lodhur nga keqpërdoruesit e shtetit”, potencoi ai.

“Dhe kur populli lodhet nga gënjeshtra dhe mashtrimi populli kërkon të vërtetën”, tha ai ndër të tjera.

Duke folur për qeverisjen e LDK-së, nëse partia që ai drejton fiton zgjedhjet e 7 qershorit dhe merr drejtimin e vendit, Abdixhiku tha se ministrat e LDK-së “nuk rrijnë në Facebook për të sharë, përqeshë e përla”. “Ministrat e LDK-së nuk janë fëmijë të lazdruar e të frustruar”.

Ministrat e LDK-së, theksoi ai, “qëndrojnë në terren ditë e natë, në kantier, derisa secila rrugë, secila magjistrale, secila autostradë të përfundojë në afat rekord”. “Asnjë ditë e humbur përveçse punë, punë dhe vetëm punë”.