Sa herë e dëgjoni ndonjë militant krejt fundor të Vetëvendosjes, duke thënë budallakun më të papërbishëm, më të pakapshëm, gjënë më të pa logjikshme, mos mendoni se thjesht po dërdëllitë një analfabet.

Është Albin Kurti që po flet. Janë paria e Vetëvendosjes që kanë lëshuar në terrenin e thashethemeve gënjeshtrën e radhës për të trullosur e topitur qytetarin.

Ja ky rasti i fundit.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tregoi publikisht se kur kishin folur me Qeverinë e Kosovës qysh para 5 vjetësh për çështjen e gazit amerikan, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte deklaruar se “hajt se s’o gaz amerikan ai po rus”.

A po e kuptoni nivelin. Qeveria Amerikane i ka thënë Kosovës se është gaz amerikan.

Oda Ekonomike Amerikane i ka thënë Kosovës se është gaz amerikan.

Ambasada Amerikane i ka thënë Kosovës se është gaz amerikan.

Vetë gazi amerikan ka ardhur në Evropë si zëvendësim i gazit rus.

Pra jo që s’është gaz rus, po është politikë e krijuar për ta eliminuar gazin rus.

Dhe çohet Besnik Bislimi flet llafe që i dëgjoni nga secili budallë i zakonshëm e thotë shuni se ju krejt bashkë nuk e dini, e di unë.

Por, kjo s’është vec budallak jo.

S’është vec mosdije.

Kjo është dëshirë, vullnet që mos shkohet në asnjë drejtim që zëvendëson importimin e rrymës nga Serbia.

Biznesi më profitabil sot i kompanisë me emrin Vetëvendosjes, është tregtimi i rrymës.

Paret e rrymës duhen fort për ta mbajtur aparatin sundues, linçues e propagandues të Vetëvendosjes në pushtet.

Prandaj, Besnik Bislimi, Artane Rizvanolli e të tjerë veç e luajnë toshën, bohen kishe janë budallë. E vërteta e tyre është hajnia me rrymë. Kjo s’është budallaki po metodë. S’mundësh rastësisht me gabu kaq shumë, kaq shpesh, sistematikisht.