Krizë rekrutimi Ukrainë – rrahje e maltretim ndaj burrave që nuk listohen në ushtri

Mes janarit dhe qershorit, zyra e Ombudspersonit për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka pranuar më shumë se 2000 ankesa për përdorim të dhunës nga patrullat e rekrutimit.

Krizë rekrutimi Ukrainë – rrahje e maltretim ndaj burrave që nuk listohen në ushtri

Rekrutë të rinj festojnë përfundimin e stërvitjes pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev.

“Nëse luftoj ndonjëherë, nuk do të luftojë për Ukrainën”, ka thënë për Al Jazeera një 29-vjeçar nga rajoni më perëndimor i Ukrainës, Zakarpattia.

Një “patrullë rekrutimi” prej tre policëve dhe dy oficerëve ushtarakë e rrethuan atë në qershor, ndërsa ai po shkontë në meshën e së dielës në katedralen e Uzhhorod, qytetit kryesor të këtij rajoni.

Artem kishte dokumente që vërtetonin se ai ishte kujdestar i nënës së tij të paralizuar 66-vjeçare, pra që nuk mund të regjistrohej për ushtri.

Por, patrulla e ndali atë dhe e dërgoi në zyrën e rekrutimit, ku dy oficerë e morën Artemin në një dhomë të ndarë. Ai pretendoi se ata e rrahën dhe u përpoqën ta bindnin të bëhej “vullnetar” i shërbimit ushtarak.

Kur refuzoi, ai thotë se ata e lidhën dhe ia mbyllën sytë atij dhe katër të tjerëve dhe i morën e i dërguan në një pyll jashtë Uzhhorod.

Një nga oficerët ua drejtoi armën dhe i shtyu të vrapojnë drejt një gardhi në kufi me Sllovakinë, pretendon Artem.

Një oficer tjetër i xhiroi “përpjekjet e këtyre burrave për të kaluar kufirin ilegalisht”, gjë që është e dënueshme me katër vjet burgim, ndërsa u tha se mund të “negociojnë shumën për lirimin e tyre”, pretendon Artem.

Ai thotë se familja e tij pagoi 2000 dollarë për lirimin e tij dhe 15 mijë të tjerë për një leje për t’u larguar nga Ukraina pasi burrat e moshës për luftë, 25-60, nuk lejohen të udhëtojnë jashtë vendit.

Artem, i cili foli nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh në një vend në Evropën lindore, kërkoi të ruhet emri i tij i vërtetë, detajet personale dhe lokacioni i zyrës së rekrutimit ku ai pretendon të jetë rrahur.

Agjencia Al Jazeera, që raporton për lajmin, nuk ka mundur të verifikojë informacionet e historisë së Artem, por disa nga pretendimet e tij lidhen me raste të tjera të rekrutimit të forcuar dhe korrupsionit në Ukrainë, në mes të një mungese të trupave në vijë të parë në luftën ndaj Rusisë.

Mes janarit dhe qershorit, zyra e Ombudspersonit për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka pranuar më shumë se 2000 ankesa për përdorim të dhunës nga patrullat e rekrutimit.

Në një rast, oficerët patrullues e goditën një çiklist në qendër të regjionit të Rivne me veturën e tyre në janar pasi ai refuzoi të ndalej. Ata e rrahën dhe i hodhën gaz lotsjellës e më pas e dërguan në zyrën për rekrutim.

Më 1 gusht, policia në qendër të qytetit të Vinnystia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që provoi të hynte në zyrën e rekrutimit për të liruar 100 burra për të cilët pretendonin se janë ndalur jashtëligjshëm.

Ndërkohë, disa të privilegjuar e abuzojnë pozicionin e tyre për të ju shmangur rekrutimit.

Në tetor të 2024, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e liroi prokurorin e përgjithshëm pasi disa prokurorë publikë kishin marrë letra të rreme të paaftësisë për luftë, letra që u mundësojnë atyre edhe një pension të majm.

Në janar, Oleh Druz , psikiatri kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës, që mund të deklaronte çdo lloj dokumenti për paaftësi shërbimi ushtarak, u arrestua. Ai tani përballet me 10 vjet burgim për “pasurim të paligjshëm”.

Për më shumë se dy vjet, patrullat e rekrutimit kanë zënë hapësira publike, stacione të trenit, klubet e natës, duke hyrë edhe në dasma në kërkim të burrave në moshë lufte, 25 deri në 60, më shumë se një duzinë dëshmitarësh kanë treguar për Al Jazeera.

Disa oficerë të rekrutimit janë ish shërbyes ushtarakë që vuajnë nga PTSD, të cilët nuk kanë asnjë dyshim për të rrahur e maltretuar burrat që i shmangen rekrutimit, thonë dëshmitarët.

Qindra e mijëra burra janë duke u fshehur, gjë që shkakton një mungesë në fuqinë punëtore. Në Ukrainë, tani ka pak e më pak punëtorë ndërtimi, fermerë, kuzhinierë e vozitës taksie.

Burra të tjerë, që kanë letrat që i pezullojnë nga shërbimi ushtarak, preferojnë të udhëtojnë me ndonjë dëshmitar, të cilët nëse është nevoja xhirojnë takimet me patrullat rekrutuese.

“Unë vozis me nënën time pasi ka shumë postblloqe çdo kund ka shkoj”, Ferentz, një taksist hungarez në Uzhhorod, i tha Al Jazeera-s ndërsa nëna e tij buzëqeshte në ulësen e përparme të veturës së tij të vjetër.

Ndërkohë, po krijohert edhe një ndarje shoqërore.

Shërbyes e ish-shërbyes ushtarakë bashkë me familjet e tyre janë të indinjuar për mënyrën se si shmangësit e rekrutimit e arsyetojnë veten e tyre.

“Unë kam prishur raportet me shumë prej shoqeve të mija që e mbrojnë të drejtën e burrave dhe të dashurëve të tyre për të mos luftuar”, Hanna Kovaleva, burri i së cilës qe vullnetar më 2022, i tha Al Jazeera. “Ky mentalitet është i gërditshëm – ‘ta lë dikë të vdes ndërsa unë fshehëm në fustanin e gruas sime’”.

Migrimi preventiv

Para se t’i bëj 17 vjeç, Bohdan është duke e lënë Ukrainën, por jo në kërkim të një jete më të mirë.

Ai jeton në qendër të Kievit në një apartament me tri dhoma bashkë me prindërit e tij, shkon në një shkollë private dhe i kalon vikendet në një shtëpi të madhe fshati.

Por prindërit e tij nuk duan që ai të rekrutohet.

Edhe pse nuk mund të ndodh deri kur Bohdan i bën 25 vjet, ata thonë se nuk duan të marrin asnjë rrezik.

“Me këtë kaos në vijat e frontit, ti thjesht nuk do që fëmija yt të vdes për shkak të një gabim të oficerit te tij”, babai i tij, Dmitry, ka thënë për Al Jazeera.

Më 1 shtator, Bohdan do ta fillojë shkollën në Pragë, ku jetojnë tezet e tij.

I thyer dhe zemërthyer, ai sapo kishte filluar të shkonte me një shoqe të klasës, ai thotë se nuk ka zgjidhje tjetër.

“E di se tingëlloj shumë jo patriotik, por nuk dua të përfundoj i kalbur në ndonjë hendek”, ka thënë ai për Al Jazeera.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin