Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqje këtë të hënë disa orë pasi Lecornu prezantoi përbërjen e qeverisë, duke e bërë kështu qeverinë më jetëshkurtër të historisë moderne të vendit.
Dorëheqja e re qe e pa pritshme dhe ka shënuar një thellim të ri në krizën politike të Francës. Krejt kjo ka ardhur si pasojë e kërcënimeve nga partnerë e kundërshtarë për rrëzimin e qeverisë së re.
Lecornu ka fajësuar paaftësinë e partive politike për të bërë kompromis si fajtorin kryesor për dorëheqjen e tij.
Lecornu ka funksionuar si kryeministër për vetëm 27 ditë. Qeveria qëndroi për vetëm 14 orë.
Partia e ekstremit të djathtë, Marshi Nacional, i ka bërë thirrje të menjëhershme presidentit Emmanuel Macron që të thërrasë zgjedhje të shpejta parlamentare. E majta, Franca e Papërkulur, ka thënë se Macron duhet të lirojë pozitën.