Forca e Sigurisë së Kosovës duhet t’i ketë 11 gjeneralë sipas strukturës së FSK-së. Po aktualisht i ka veç 5. Sepse 6 pozita kanë mbetur të paplotësuara.
Kjo situatë është krijuar gjatë mandatit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Edhe më shqetësues është fakti se bosh kanë mbetur disa prej pozitave më të rëndësishme brenda zinxhirit komandues të Forcës.
As Shtabi i Përgjithshëm të FSK-së nuk e ka aktualisht gjeneralin përkatës.
E njëjta situatë është edhe në Komandën e Forcave Tokësore, në Gardën Kombëtare, si dhe në Komandën e Logjistikës.
Pozita e gjeneralit nuk është plotësuar as në Drejtorinë e Inteligjencës dhe as në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, institucione kyçe për planifikimin, zhvillimin dhe funksionimin profesional të Forcës.
Neni 16 i Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës “bën gradimet, emërimet, ndryshimet, shkarkimet dhe lirimet nga detyra në gradën e gjeneralit sipas rekomandimit të përbashkët të Komandantit të FSK-së dhe Ministrit”.
Kjo nënkupton se përgjegjësia institucionale për plotësimin e këtyre pozitave bie mbi Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandantin e FSK-së dhe Presidenten e vendit, të cilët deri më tani nuk kanë siguruar emërimin e kuadrove të nevojshme në këto poste strategjike.
Mungesa e gjeneralëve ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e zinxhirit komandues, në planifikimin operacional, në koordinimin e njësive dhe në proceset e zhvillimit profesional të Ushtrisë për më këta dembel në krye jo veç pa gjeneralë, po na rrezikohet edhe vetë ushtria.








