Marta Kos, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar për këtë javë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike, raporton televizioni publik i Kosovës.

Për këtë, Kos e ka njoftuar tashmë edhe Kryeministrin Albin Kurti. Vizita e saj në Kosovë ishte paraparë në mesin e kësaj jave.

Nga zyra për media e Komisionti Evropian kanë thënë se Kos planifikon që të udhëtojë në Prishtinë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Përendimor që Kos nuk e ka vizituar që nga koha kur marrë mandatin e Komisioneres së BE-së për Zgjerim, nga dhjetori i vitit 2024.

Kosova ka hyrë në një krize të re politike.

Seanca e së enjtes për zgjedhjen e Presidentit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Një ditë më pas, më 6 mars, Presidentja Vjosa Osmani, njoftoi se e ka shpërnadrë Kuvendin për shkak të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet – e kundërshtoi dekretin e Osmanit, duke e cilësuar si antikushtetues. Ata iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars.