Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të enjten se ai do të vazhdojë të shërbejë si president i që të sigurojë stabilitet në vend, duke injoruar kështu thirrje të shumta nga opozita ndaj tij për dorëheqje në mesin e krizës më të madhe politike në dekada.
“Kurrë mos harroni se mandati i dhënë nga populli francez është për të shërbyer, shërbyer dhe shërbyer, si dhe për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të përditshme të popullit francez, si dhe për të bërë krejt çka është e mundur për pavarësinë e Francës”, Macron u tha gazetarëve në Egjipt, vetëm disa ditë pas ri-emërimit të kryeministrit Sebastien Lecornu si i pari i qeverisë.
“Kjo është gjeja e vetme që ka rëndësi. Pjesa tjetër është punë e qeverisë… unë do të vazhdoj të siguroj stabilitet”, shtoi Macron, presidenti francez mandati i dytë i të cilit është edhe i fundit për të dhe mbaron në vitin 2027.









