Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka vlerësuar si “të humbura” pesë vitet e fundit të Kosovës, nën pushtetin e Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti, për sa i përket marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin si tërësi, në një nga përgjigjet në intervistën dhënë nga Haga për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Pesë vitet e fundit duken të humbura për Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në, SHBA-në dhe Perëndimin në tërësi”, ka deklaruar shpallësi i Pavarësisë së Kosovës.
Tri herë kryeministri i Kosovës është shprehur i shqetësuar me sanksionet e vendosura ndaj institucioneve të Kosovës nga Bashkimi Evropian, teksa ka theksuar interesin kombëtar që marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë mbartin për Kosovën.
“Jam i shqetësuar për sanksionet ndaj institucioneve të Kosovës. Ruajtja e marrëdhënieve të mira dhe të sinqerta me aleatët tanë strategjikë është në interesin kombëtar të Kosovës”.









