“Shumë interesante. Avokati i Thaçit këtu thotë se mendon që ky është fundi i gjykatave ndërkombëtare. Në fakt, mendoj se mund të ketë të drejtë”.

Kështu e shkroi një qëndrim në rrjetin social “X” analistja e çështjeve ndërkombëtare, Lily Lynch.

Për shkrimi tjetër mbi të, i historianit të Oksfordit, James Pettifer, ishte edhe më interesant.

Ai shkruan se si, qysh nga fillimi i kësaj Gjykate, shqiptarët e Kosovës e kanë vetë fajin për bashkëpunimin naiv me të.

Pos tjerash, ai kritikon se si një historian kryesor i luftës dhe zanafillës së UÇK-së nuk u ftua asnjëherë si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shqiptarët e Kosovës e kanë vetë fajin për bashkëpunimin naiv me Gjykatën që në fillim. Para pesë vitesh, unë këshillova kundër kësaj, mbi bazën e argumenteve të parashtruara, si rezultat i së cilës, ndonëse jam një historian kryesor i luftës dhe i zanafillës së UÇK-së, nuk u thirra kurrë si dëshmitar në gjyq”, shkroi ai në “X”.

Kjo Gjykatë e shpalli fajtor të mërkurën ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vite burgim, ish-Kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vite burg, ish-deputetin, Jakup Krasniqi, me 25 vite e ish-deputetin tjetër, Rexhep Selimi, me 13 vite burgim.

Ky verdikt i padrejtë është pritur me revoltë në Kosovë nga të rinjtë, besimtarë të luftës çlirimtare, dhe pritet që pakënaqësia ndërmjet protestave të vazhdojë edhe më.

Postimi në “X”