Mediat gjermane bëjnë të ditur se një mësimdhënëse kolegji në qytetin e Essenit të Gjermanisë është sulmuar me thikë nga një i dyshuar 17-vjeçar, student në shkollë, nga Kosova.
Autoritetet kanë thënë se ata nuk e konsiderojnë më situatën si të rrezikshme.
Mësimdhënësja përjetoi lëndime serioze në stomak, por sipas autoriteteve, jeta e saj është jashtë rrezikut.
Mediat raportojnë se sulmuesi i dyshuar, një kosovar 17 vjeç, është larguar nga shkolla pasi sulmoi mësimdhënësen. Ai më vonë u lokalizua nga policia në një park.
Ndërsa policia u afrua për ta arrestuar, sipas Dpa dhe Bild, ai vrapoi drejt tyre me thikë në dorë dhe policia gjuajtën mbi të.
KUJDES: Më poshtë shihet edhe videoja që ka përmbajtje të ndjeshme.