KRIMI NË KEK Përmes Valon Prebrezës u punësuan rreth 70 militantë

Me lidhje partiake përmes Prebrezës, në KEK u punësuan rreth 70 persona.

Albin Kurti dhe Valon Prebreza

Kur Valon Prebreza ia kishte mësyrë garës për kryetar komunën e Fushë Kosovës, partia e tij, Vetëvendosje, kishte një plan të qartë se si do t’ia siguronte votat. Në qershorin e vitit 2023, ai u emërua Shef i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

Kjo lëvizje, i siguronte atij duar të hekurta mbi të gjitha Ndërmarrjet Publike në Kosovë, de fakto, sepse de jure, pozicioni i tij është krejtësisht raportues e mbledhës statistikash.

Por aq i bënte Prebrezës e Vetëvendosjes. Mbi bazën e pozicionit që ia dhuroi partia, Prebreza nisi fushatën e egër në Korporatën Energjetike të Kosovës. Pas presionit të ushtruar, nën prezencën e tij Bordi mori vendim që ta themelonte Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK.

Kësisoj do të hapeshin konkurse, përmes së cilave supozohej që punëtorët e vjetër që siguronin KEK-un përmes kompanive private me tenderë, tash do të ishin direkt në menaxhimin e ndërmarrjes. Dhe këtu ishte mundësia ideale për Prebrezën. Të punësonte militantë pa zgjedhur metodë, në një anarki totale duke përjashtu edhe punëtorët shumëvjeçarë.

Për ta realizuar qëllimin e tij, Prebreza në krye të komisionit për pranimin e punëtorëve vendosi Ali Berishën, personin që në këtë fotografi shfaqet në një tubim elektoral me të, në krye të vendit.

Personat tjerë të pranishëm, që Prebreza i paraqet si simpatizantë, në realitet janë punëtorë që përmes tij u pranuan në Konkursin për Siguri Fizike në KEK. Qe për shembull, Driton Zogjani, Fidan Mjeku, Skënder Fazliu, Fehmi Berisha, Menderes Berisha e Xhevat Goxhuli.

Si këta që i përmenda janë shumë, që përmes Prebrezës u pranuan në konkursin e Sigurisë Fizike. Disa hynë pa asnjë ditë përvojë, të tjerë punëtorë ekzistues të afërt me Prebrezën, nuk u prekën.

Të punësuar me lidhje përmes Prebrezës janë rreth 70. E pati të tillë, që kumbarën e punësimeve e falënderuan edhe publikisht.

Listën e plotë, VOX Kosova e ka siguruar përmes burimeve të veta. Sepse KEK-u, zyrtarisht, as nuk pati përgjigje, e as nuk na dha qasje në dokumente publike që i kërkuam.

E keqja e këtij krimi s’është veç kjo. Është edhe fakti që pushteti qendror e dinte çka po ndodhte, andaj më 31 korrik, një ditë para se punëtorët e ri të nisnin punën, ngarendën të lavdëroheshin për formimin e këtij departamenti në KEK.

Sipas informacioneve që ka VOX Kosova, palë individuale apo edhe grupore kanë dërgu dosje në organin e akuzës për këto zhvillime.

E prokuroria nuk ka pse të kërkojë gjatë.

Dosja është e shkruar vetë nga pushteti, mjafton të lexohet.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin