Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë.

Operacioni, siç njofton Prokuroria Speciale, po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet  për kryerjen e veprave penale: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se detajet tjera do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit policor.