Me 10 vjet burgim është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Shaqir Lutvija, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Lutvija se gjatë periudhës ’98–’99, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, kishte ushtruar dhunë, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 17 shtator 2024, Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë.

Shaqir Lutvija, ka qenë inspektor në Stacionin Policor në Prizren gjatë viteve 1998-1999.