Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për “krime lufte kundër popullatës civile” në Skenderaj.

“Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 Më 27 shtator, Policia pati arrestuar nëntë persona në Zubin Potok nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.