Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Komunën e Kaçanikut.

“Hetues policor të PK-së, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë kompletuar provat kundër të dyshuarit m/k, dhe me datë 04.04.2026 kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Aty theksohet se është bastisur prona e tij dhe “janë gjetur e konfiskuar fishekë, armë, uniformë (e MUP-it), pajisje të ndryshme”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari potencohet se pas intervistimit është dërguar në mbajtje.