Sot, më 15 janar, shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë dhe një moment kyç që tronditi opinionin ndërkombëtar.

Në këtë ditë, 27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Kjo masakër kishte tronditur opinionin ndërkombëtar. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, e quajti krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut shënoi pikën e kthesës së luftës së Kosovës, pasi që vendet perëndimore shtuan përpjekjet diplomatike për t’i dhënë zgjidhje luftës në Kosovë. Kështu u thirr Konferenca e Rambujes.

Pasi që Serbia nuk e pranoi marrëveshjen, NATO, më 24 mars 1999, filloi bombardimet ndaj çarqeve të ushtrisë dhe policisë serbe.

Pas 78 ditë bombardimesh, Serbia kapitulloi dhe u detyrua që t’i tërheqë të gjitha trupat e saj nga Kosova, dhe kështu u hap rruga për çlirimin e Kosovës.