Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se do ta votonin edhe Agim Bahtirin për Kryetar të Kuvendit nëse do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Po absolutisht. Edhe Agim Bahtirin, edhe cilin do. Jo me dëshirë normal”, ka thënë Krasniqi para gazetarëve pas seancës konstituive të Kuvendit.

Në seancën e së martës, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi që pro tij, pos atyre të VV-së, votuan edhe shumica e deputetëve të PDK-së, pasi që kishin deklaruar se do ta votonin cilindo kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë.