Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar sot në Katedralen “Shën Nënë Terezë” në Prishtinë, në kuadër të celebrimit solemn për Nënë Terezën.
Celebrimi solemn është udhëhequr nga Sh. T. Mons. Italo Dell’Oro, përfaqësues i Konferencës Ipeshkvore në SHBA.
Përparim Rama është ndër zërat më kritikë ndaj Qeverisë Kurti, duke u ankuar vazhdimisht për bllokime ndaj Prishtinës dhe duke kritikuar politikat e Qeverisë së Albin Kurtit.
Bile ditë më parë pikërsiht Rama me kryetarë të tjerë komunash kanë protestuar para Qeverisë së Albin Kurtit.
Megjithatë, sot të dy u gjendën në të njëjtin vend, gjatë ceremonisë së organizuar për Nënë Terezën në Katedralen “Shën Nënë Terezë” në Prishtinë.









