Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është takuar me homologun e tij kroat, njëherit zëvendëskryeministrin, Davor Bozinoviç. Në këtë takim Sveçlën e ka shoqëruar ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, i dyshuar për afera korruptive.
Berishaj është nën hetime nga Prokuroria Speciale në Kosovë për disa vepra, siç është mosdeklarimi i pasurisë, evazioni fiskal dhe të tjera.
Për më tepër, vetë Martin Berishaj kishte pranuar para komisionit parlamentar, se derisa ka qenë ambasador, ishte paguar nga kompania e energjisë elektrike, GEN-I – dega në Beograd.
Mirëpo Sveçlës nuk i ka penguar ky fakt që ta marrë me vete e ta promovojë në takimet zyrtare që po i zhvillon në Zagreb. Lëvizja Vetëvendosje e ka mbrojtur vazhdimisht Berishajn, duke i cilësuar si “të pavërteta” raportimet dhe hetimet ndaj tij si “luftë speciale kundër VV-së”.