Gjatë vitit 2025, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës trajtoi disa raste të spiunazhit dhe bashkëpunimit të dyshuar me strukturat serbe të sigurisë.

Këto raste përfshinë persona të dyshuar ose të dënuar për bashkëpunim me BIA-n serbe dhe për përcjellje të informacioneve të ndjeshme.

Në qershor të vitit 2025, Prokuroria Speciale kishte arrestuar Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin.

Sipas pretendimeve të PSRK-së, ata dyshohej se synonin të krijonin një narrativë të rreme që do ta lidhte Spitalin Ushtarak të UÇK-së me pretendime për trafikim organesh.

Po gjatë vitit 2025 ishte arrestuar edhe Fatmir Sheholli, i cili dyshohet se pranonte materiale nga zyrtarë të BIA-s dhe më pas ua përcillte ato disa mediave online.

Një tjetër rast ishte ai i Hysri Selimit, i arrestuar në vitin 2025 dhe më pas i dënuar për shkak të rekrutimit nga BIA.

Sipas rastit, ai kishte përcjellë informacione për pjesëtarë të UÇK-së, persona të radikalizuar, si dhe për numrin e personave që kishin marrë pjesë në luftën në Siri.

Ndërkohë, këtë javë u arrestua edhe Fehim Sali, i cili e pranoi fajësinë.

Ai kishte krijuar lidhje edhe me institucione të larta të shtetit, përfshirë Presidencën dhe Kryeministrinë.