Ka dështuar seanca për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, pasi që nuk ishin të pranishëm 80 deputetë në momentin e votimit, siç e kërkon Kushtetuta.

“Po e ndërpresë këtë seancë, do ta vazhdojmë nëse plotësohen kushtet”, tha Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,

Në seancën për Presidentin morën pjesë vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe atë të komuniteteve jo shumicë jo serb. Gjithsej të pranishëm ishin 66 deputetë.

Kandidatët e propozuar ishin dy. Të dy nga Vetëvendosja: Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.

Partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – nuk morën pjesë në seancë.