Këtë të diel, bëhen 27 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës u themelua më 6 gusht 1999, pas përfundimit të luftës.
“Dita e sotme paraqet një ditë me rëndësi për të ardhmen dhe prosperitetin e Kosovës. Sepse paraqet ditën që për herë të parë në historinë e Kosovës kemi një Polici të Kosovës të qytetarëve të Kosovës”, thoshte Hashim Thaçi atë ditë në cilësinë e Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme.
Për 27 vjet ekzistencë, Policia konsiderohet si një nga institucionet më të besueshme në Kosovë.
Ajo vlerësohet edhe si shembull i profesionalizmit në Ballkan.








