Bëhu pjesë e garës vrapuese “Kosova në Lëvizje” të Dielën më 22 Mars
Decathlon, i cili është lider botëror në artikujt dhe pajisjet sportive, si pjesë e programit të organizimit të aktiviteteve në prag të hapjes së madhe që do të ndodhë së shpejti, në partneritet me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Prishtina Mall, organizon garën vrapuese “Kosova në Lëvizje”, e cila do të mbahet të dielën, më 22 Mars 2026 duke filluar nga ora 09:00, në ambientin e jashtëm në Prishtina Mall.
Ky event synon të bashkojë komunitetin e sportdashësve – nga vrapues profesionistë deri te qytetarët e të gjitha moshave – në një aktivitet energjik dhe motivues, duke promovuar aktivitetin fizik dhe rëndësinë e një stili jetese aktiv.
Gara do të nisë nga parkingu i Prishtina Mall dhe do të zhvillohet në dy itinerare:
7 km: Prishtina Mall → Nënkalimi tek Mobileria Bini → Prishtina Mall, këtu.
12 km: Prishtina Mall → Rrethrrotullimi në Çagllavicë → Prishtina Mall, këtu.
Përtej garës, “Kosova në Lëvizje” është një ftesë për të gjithë që të bëhen pjesë e një atmosfere pozitive, komunitare dhe inspiruese, ku sporti na bashkon dhe na motivon të lëvizim më shumë.
Decathlon fton të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit që t’i bashkohen kësaj dite sportive dhe të paharrueshme.
Regjistrimi është falas dhe mund të bëhet përmes këtij linku.
Shihemi në start!










