Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin në Krakov të Polonisë, ku mbeten të vrarë 6 persona dhe 15 të tjerë të plagosur.

“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre”, shkroi Konjufca në X.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve, duke theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment.