Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad të Arabisë Saudite, ku mbeten të vrarë 12 persona dhe 309 të tjerë janë plagosur.
“Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të marrin fund. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Konjufca në X.
Ai ka shprehur mbështetjen e Kosovës për popullin e Arabisë Saudite.
“Shpreh solidaritetin tim me ministrin e Punëve të Jashtme, Faisalbin Farhan, dhe ritheksoj mbështetjen e palëkundur të Republikës së Kosovës për popullin e Arabisë Saudite në këtë kohë të vështirë”.









