Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, duke përmendur mijëra tenderë njëburimor në vlerë qindra miliona euro që i ka dhënë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se “korrupsioni masiv ka adresë”.

“Korrupsioni masiv ka adresë: Në periudhën Mars 2021 – Korrik 2025 nga qeveria Kurti janë dhënë 2555 kontrata pa tender në vlerë prej 300 milion €! Vlerësoni vet!”, shkroi Totaj në Facebook.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti vazhdimisht është akuzuar nga opozita dhe shoqëria civile për numrin e madh të tenderëve njëburimor, duke ngritur dyshime për favorizim të kompanive të afërta me pushtetin.