“Nuk e dija se rrogat e qeverisë ishin kaq të larta!”, ishte shakaja që presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa bëri me më shumë se 100 të besuar të tij që arritën për një mbledhje në ish-bazën klandestine me vetura luksoze.

“A keni harruar se ju jeni bijtë e revolucionit”, u tha Sharaa zyrtarëve dhe biznesmenëve të mbledhur, sipas dy personave prezentë, duke vënë theks në numrin e lartë të Cadillac Escalade, Range Rover-ve e Chevrolet Tahoes të parkuar jashtë.

Ish-rebeli sirian, që tashmë është kthyer në presidentin e vendit, ka kaluar muaj të tensionuar qeverisjeje pasi rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad. Vendi ka vuajtur nga shpërthime sporadike të dhunës së sekteve të ndryshme.

Mbledhja e pa raportuar më parë kishte ndodhur në ish-bazën ushtarake të Sharaa në Idlib, larg zyrave presidenciale në Damask.

Sharaa i detyroi shërbyesit civilë me vetura luksozë të dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetime për përfitime të pajustifikueshme, sipas dy pjesëmarrësve, të cilët kanë kërkuar anonimitet për të diskutuar këto çështje konfidenciale. Një duzinë çelësash u dorëzuan teksa pjesëmarrësit largoheshin, kanë bërë me dje burimet për Reuters.