Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë (14 tetor) ka miratuar vendimin për formimin e një Grupi Punues i cili do të bëjë bashkërendimin e veprimeve sa i përket çështjes së apelimit të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesues i këtij Grupi është caktuar Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm i Kosovës. Aty do të ketë edhe përfaqësim parlamentar.

I pari i Qeverisë, Albin Kurti, tha se pret “korrigjim të vendimit” të shkallës së parë nga ana e Gjykatës së Apelit në Hagë.

“Aktgjykimi në shkallë të parë konsiderojmë se është i padrejtë juridikisht dhe moralisht. Me pasaktësi historike dhe juridike. Prandaj punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e Apelit. Për të, nevojitet strategji shtetërore kombëtare”, tha Kurti.