Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai mori 71 vota për, 24 abstenime dhe nëntë kundër.
Zgjedhja e Nenad Rashiçit vjen pasi që nëntë (9) deputetët e Listës Serbe dështuan radhazi nga tri herë secili për t’i marrë votat e nevojshme.
Sipas vendimit të Kushtetueses, pas dështimit të deputetëve të Listës Serbe do të duhej të vazhdohej me short, mirëpo kjo nuk ishte e nevojshme pasi që Rashiç ishte deputeti i vetëm i mbetur pa u hedhur në votim nga radhët e komunitetit serb.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje votuan për, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi.