Kryetarja e Kuvendit në detyrë, Albulena Haxhiu, ka ftuar në një mbledhje të përbashkët krerët e partive politike.
Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, të premten, më 31 korrik, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kryetares së Kuvendit me kryetarët e subjekteve politike.
Në njoftim bëhet e ditur se pika e vetme e rendit të ditës do të jetë përgatitja për seancën konstituive.
Seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, datë e caktuar nga Albulena Haxhiu në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes.









