Në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të thirrur sonte për zgjedhjen e Presidentit, janë propozuar si kandidate Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Hatixhe Hoxha, më herët ka qenë dy herë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, tashmë subjekti i saj e ka rikthyer si emër për postin e kreut të shtetit.
Ndërkohë, nga Vetëvendosje i është kërkuar opozitës të propozohen kandidatë konsensual dhe jo-partiak për President të Kosovës, si zgjidhje për tejkalimin e situatës politike.
Ndërkohë, Feride Rushiti është drejtoreshë e KRCT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës) dhe shquhet për bashkëpunim të ngushtë sidomos me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu.









