Në një konkurs që ishte hapur nga Radio Televizioni i Kosovës për 4 pozita në menaxhmentin e lartë, 1 pozitë të drejtorit të Televizionit, 1 pozitë të drejtorit të Radios dhe 2 pozita të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, kanë zënë vend prapë “të dëshiruarit” e pushtetit.
VOX Kosova ka kuptuar se zv.drejtor i përgjithshëm u zgjodh Rilind Gërvalla, ndërsa drejtoresh të televizionit, Arta Avdiu.
VOX-i, në fillim të muajit shtator, kishte raportuar për një kurdisje që në ato pozita të rehatoreshin emra të caktuar.
Ata kishin zhdukur krejtësisht kriterin që ndaj kandidatit të mos jenë duke u zhvilluar hetime penale në kohën e aplikimit.
E cila kishte qenë kundër rregullores së vetë RTK-së, e cila, te zgjedhja e menaxhmentit, e kërkon kriterin e ofrimit të dëshmisë që në kohën e aplikimit nuk ka hetime penale ndaj aplikantit.
Dhe, siç kishte marrë vesh VOX Kosova, pikërisht Rilind Gërvalla ishte në procedurë hetimore si rezultat i disa kallëzimeve penale të ngritura ndaj tij nga vetë punonjës të RTK-së.
Rilind Gërvalla në të kaluarën kishte qenë pjesë e Lëvizjës Vetëvendosje si aktivist dhe financues i kësaj partie.









