Gjykata Speciale ka konfirmuar pikën për “arrestimin e paligjshëm dhe arbitrar”.

Sipas Gjykatës, ushtarë të UÇK-së kanë ndaluar 388 persona, shqiptarë dhe serbë, nga prilli i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.

Sipas Gjykatës, UÇK-ja i konsideronte ata spiunë ose kolaboracionistë.

Aktgjykimii ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po vazhdon në Hagë.

Ndërkohë, Gjykata ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit nga ana e UÇK-së.

Gjykata po ashtu ka vërtetuar jashtë veprimit të arsyeshëm se të ndaluarit janë trajtuar mizorisht.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konstatuar poashtu se u vërtetua krimi i luftës i vrasjes së paligjshme të 96 personave.