James Rubin, ish diplomati amerikan, që ishte edhe asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton e ka konfirmuar se do të dëshmojë javën tjetër në Gjykatën Speciale.
“Jam në Evropë, sepse javën tjetër do të dëshmoj në Tribunalin Special për Krime Lufte në Kosovë. Dhe si një person që i kam ndihmuar Madeleine Albright në krijimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, ky jam unë duke u kthyer aty ku e nisa dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën tjetër”, tha Rubin në emisionin Ex Files me gazetaren amerikane, Christiane Amanpour.
Javën tjetër në Hagë nis çështja e mbrojtjes dhe Rubin pritet të jetë i pari që do të jap dëshminë në gjykatore. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi kanë thirrur dëshmitarë, gjersa një gjë të tillë nuk e kanë bërë avokatët e Kadri Veselit e Rexhep Selimit.
Përveç Rubin, në Hagë pritet të jenë prezent edhe zyrtarë aktual të qeverisë amerikane.