Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka pranuar se organizata “Alumni”, e cila në bashkëpunim me UP-në ndau çmimet “Alumni i Nderit i Universitetit të Prishtinës” për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, si dhe për presidenten Vjosa Osmani, ka qenë joaktive për një periudhë të gjatë.

“Sa i përket shoqatës në fjalë, unë ju them se – për shkak të pandemisë – edhe pse është themeluar në vitin 2018–2019, ajo ka qenë joaktive për disa vite. Tani, kjo shoqatë është riaktivizuar dhe do të rikthehen në funksion edhe bordet, si dhe të gjitha strukturat udhëheqëse të saj”, tha rektori për VOX Kosova.