Nga 22 korriku i vitit të kaluar, Bashkimi Evropian pati vendosur që t’i njoh pasaportat ilegale që lëshohen nga Serbia për serbët në Kosovë. Pasaporta në të cilat Kosova prezantohet si pjesë e Serbisë.

Ky vendim përbënte herën e parë që BE-ja njihte pretendimin e Serbisë mbi Kosovë. Paramendojeni, këto pasaporta që i lëshon Serbia, as vetë Serbia s’i njeh si krejt të rregullta, pasi ato lëshohen nga Drejtoria për Koordinim e Serbisë, e jo nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ky hap i BE-së, për të njohur dokumente ilegale për banorë serbë të Kosovës, e çonte atë nga siç ishte neutrale në raport me statusin e Kosovës, në njohje të plotë të pretendimit serb mbi Kosovën.

Po, ky ka qenë kompromis që e ka pranuar Albin Kurti. Prandaj, sot, meqë ai e di çfarë ka bërë e çfarë ka pranuar, e ndjen të nevojshme të thotë “Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise”.

Kompromis më të madh, sesa të pranosh që serbëve të Kosovës t’iu njihet pasaporta serbe nga Bashkimi Evropian, s’mund të ketë.

Fatkeqësisht, edhe ky dëmtim i madh i subjektivitetit të Kosovës të ka kaluar si pa të keq, pasi opozita në Kosovë është kjo që është.