“Ju e dini që në këto pesë vite sa jam unë Kryeministër shpesh herë eksponentë të opozitës kanë thënë që e bëri Zajednicën këtë muaj, do ta bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm, po ju e dini që 5 vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë”.
Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë, pasi që u pyet se si e komenton qëndrimin e opozitës se pranimi i dokumenteve të strukturave paralele serbe është një hap drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ju e dini që në këto pesë vite sa jam unë Kryeministër shpesh herë eksponentë të opozitës kanë thënë që e bëri Zajednicën këtë muaj, do ta bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm, po ju e dini që 5 vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë”, shtoi ai.
Akuzat e tilla, sipas Kurtit, “janë të pavend”. “Këtë më së miri e dinë qytetarët e Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe të cilët i gëzojnë frytet e punës tonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”.








