Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, pas që dështoi që të votohet qeveria e tretë e Albin Kurtit, ka thënë se do të vazhdojnë me punë dhe angazhim, si ditëve tjera.
“Ne vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin, si çdo ditë. Tani edhe më shumë se kurdoherë sepse ashtu po e kërkon interesi publik e shtetëror”, shkroi Mihali në Facebook.
Ndryshe, në seancën e së dielës, Albin Kurti nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme për të krijuar Qeverinë e re të Kosovës me të si Kryeministër.
Kurti dhe kabineti që ai e propozoi ka marrë 56 vota për, ndërsa 52 ishin kundër dhe 4 abstenuan.









