Justina Shiroka-Pula u inaugurua zyrtarisht si Presidente e Republikës së Kosovës, me ceremoni zyrtare shtetërore.
Detyrën ia dorëzoi Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes.
Shiroka-Pula, me 81 vota për, u votua në mesnatën e së martës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një marrëveshjeje të minutave të fundit në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që kjo e fundit të votojë edhe në lexim të dytë Ligjin për Specialen.









