Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, është liruar nga burgu.
Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në Facebook.
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, ka shkruar Shala në Facebook.
Haxhi Shala ishte dënuar nga Gjykata Speciale në vitin 2025 me tri vjet burgim.
Ai ishte shpallur fajtor për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në grup.
Po ashtu, Shala ishte shpallur fajtor edhe për akuzën “frikësim gjatë proceseve penale”.









