Një shpërthim në një xhami në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, gjatë faljes së xhumasë ka lënë të lënduar një duzinë njerëzish, ka thënë policia, pa dhënë detaje për arsyjet e shpërthimit.

Shefi i policisë së Xhakartës, Asep Edi Suheri, u ka thënë gazetarëve që 54 njerëz janë shtrirë në spitale me lëndime nga më të lehtat në shumë serioze, përfshirë djegie nga shpërthimi.

Hetimet për rastin ka filluar.

Kanali i lajmeve, KompasTV, ka shfaqur pamje të një xhamie të gjelbër me një rresht këpucësh rrethuar me shirit policie. Nuk ka pasur shenja të dëmeve në eksterier.

“Ne kemi marrë disa masa, si hetimi i skenës së krimit, vendosja e një vije policore dhe sterilizimin e zonës”, ka thënë Suheri.