Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka ftuar qytetarët që të bëhen bashkë në përkrahje për kombëtaren e Kosovës, e cila sot zhvillon ndeshje kundër Sllovenisë.

Ai ka thënë se është koha që qytetarët të bashkohen në mbështetje e të tregojnë se kur bashkohen Kosova fiton.

Postimi i plotë:

Sonte luan Kosova!

Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.

Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.

Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.

Forca Kosovë!