Leutrim Ajeti, një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Graçanicës. Emërimi i tij aty është bërë me propozim të kryetarit të Komunës, Novak Ziviç i Listës Serbe. Për Ajetin, ky do të jetë mandati i tij i dytë si nënkryetar në këtë komunë që qeveriset nga Lista Serbe.

“Me propozim te Kryetarit te Komunes z. Novak Zivic, sot Kuvendi Komunal ne Gracanice me emeroi Nenkryetar te Komunes per Komunitete per here te dyte radhazi. Falenderim i vecante per te gjithe votuesit qe me besuan ne zgjedhjet e tetorit te ketij viti, duke votuar masivisht per kandidaturen time per kryetar”, shkroi Ajeti.

Leutrim Ajeti ishte kandidat i përbashkët i partive shqiptare në Graçanicë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Ai megjithatë nuk e fsheh mbështetjen dhe lidhjen speciale që ka me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.